Shkup, 19 shkurt – Në rrugën lokale të fshatit Robovë, në hyrje të fshatit Robovë të Strumicës, dje rreth orës 07.45 nëpunës policorë të Stacionit Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Novosellë” në një automjet transportues “iveko furgon” me targa të Shkupit, kanë gjetur pesë emigrantë, prej të cilëve dy nga Afganistani dhe tre nga Pakistani.
Nga MPB sot informuan se shoferi i automjetit transportues D.D. (62) nga Shkupi është privuar nga liria dhe së bashku me emigrantët janë dërguar në SPB Strumicë.
Kundër D.D. është ngritur kallëzim penal deri te PTHP, ndërsa me urdhër të prokurorit publik emigrantët janë dorëzuar në Qendrën e Pranimit në Gazi Babë Shkup dhe në Qendrën Transitore të Pranimit “Vinojug” në Gjevgjeli.