15 fosile të vezëve të dinozaurëve të vjetra afro 80 milionë vjet, janë zbuluar në provincën Zhejiang e cila gjendet në Kinën lindore. Këto janë gjetur gjatë gërmimeve të tokës, në fshatin Guanyintang, shkruan Anadolu Agency, përcjellë Klan Kosova. Aty u formuan disa rrathë nga disa prej fosileve, kurse disa nga ato u gjetën ndaras. Fosilet i përkisnin periudhës së Kretakut të epokës mesozoike, që daton 80 milionë vjet, tha Du Tianming, drejtor dhe studiues në departamentin e Shkencave të Tokës në Muzeun e Historisë Kombëtare Zhejiang.
Ato u dërguan për ekzaminim në muzeun Yiwu Museum. “Kjo do të ndihmojë në popullarizimin e edukimit shkencor në të ardhmen, si dhe në nxitjen e kërkimit gjeografik lokal”, citohet një artikull i gazetës Tianming. Para disa viteve pikërisht në Kinë, ishin gjetur edhe gjurmët e këmbëve të dinozaurëve.