Paris, 30 janar – Zhvillime të reja për sa i përket zhdukjes misterioze të avionit ku udhëtonte Emiliano Sala, përcjellë gazeta KOHA.
Sipas strukturës hetimore të Departamentit Britanik të Transportit, në një plazh francez pranë Surainville janë gjetur disa mbetje të një avioni Piper PA-46 Malibu.
“Nga një ekzaminim paraprak, u konstatua se jastëkët kanë gjasa të jenë nga avioni i humbur,” tregojnë hetuesit britanikë, njofton tv1-channel.tv.
Për shkak të kushteve të këqija të motit, kërkimet në zonën e plazhit pritet të fillojnë sërish në fundjavë për shkak të motit të keq.(koha.mk)