Aktivistët sirianë po raportojnë se së paku 65 trupa civilë janë gjetur në një qytet qendror, të rimarrë nga forcat qeveritare siriane nga militantët ekstremistë të Shtetit Islamik. Shumica e viktimave besohet se janë vrarë nga IS-is. Vëzhgues sirianë për të drejtat e njeriut me bazë në Britani, thotë se numri i të vrarëve në provincën qendrore Homs, mund të jetë më i madh. Sipas vëzhguesve, shumica e të vdekurve u vranë gjatë luftimeve tre-javore të grupit militant. Trupat siriane dhe luftëtarët aleatë kanë rimarrë kontrollin e qytetit të shtunën. Militantët ekstremistë të Shtetit Islamik në Siri, kanë pësuar humbje të mëdha në muajt e fundit.