Shkup, 12 nëntor 2018 (MIA) – Në rripin e vijës së gjelbër në afërsi të vendkalimit kufitar Qafë Thanë, mbrëmë rreth orës 19, policia kufitare Qendra rajonale Perëndim, ka gjetur dhe marrë dy çanta me 46 paketime marijuanë me peshë totale prej 50 kilogramë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy çantat, ka bërë të ditur MPB-ja, është bërë mbikëqyrje dhe të njëjtat me pas janë dhënë për ekspertizë.
Po ndërmerren masa për pastrimin e rastit.