Gjenden 48 emigrantë në një mjet transportues në Vallandovë

Shkup, 19 korrik – Në një mjet transportues të mallrave  “Mercedes Atego” me targa të Shkupit dje në afërsi të fshatit të Vallandovës Gërçishte ishin gjetur 48 persona emigrantë prej të cilëve 38 persona nga Pakistani dhe dhjetë nga Bangladeshi.

Siç informojnë nga MPB, te baza e “Rrugët e Maqedonisë” – Gjevgjeli dje në orën 13:30 nëpunës të policisë kanë dhënë shenjë për ndalimin e mjetit transportues të mallrave të drejtuar nga Zh.V.(26) nga Shkupi. Automjeti ka ndaluar dhe në afërsi të fshatit Greçishte, Zh.V. e ka ndaluar automjetin dhe ka filluar që të ikë, por shumë shpejtë pastaj ishte gjetur dhe privuar nga liria. Gjatë kontrollit të automjetit ishin gjetur 48 persona emigrantë, prej të cilëve 38 persona nga Pakistani dhe dhjetë nga Bangladeshi.

Zh.V. ishte dorëzuar në Stacionin policor në Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate.