Sipas shkencëtarëve, në Kinë rreth 30-60 milionë vajza janë të humbura, kinse të abortuara ose të vrara menjëherë pas lindjes, për shkak të politikës shtetërore “një familje – një fëmijë” dhe zakoneve popullore që familja duhet të ketë djalë. Hulumtuesit nga SHBA dhe Kina mendojnë se kanë gjetur shumicën e atyre vajzave, dhe supozojnë se shumë familje nuk i kanë paraqitur vajzat e posalindura. John Kennedy nga Universiteti i Kanzasit thotë se konsideron që mungojnë 30 milionë vajza në popullsinë e Kinës. Ajo është madhësia e Kalifornisë, e ato thjeshtë kanë humbur. Shumica e shfrytëzojnë sqarimin demografik për të thënë se aborti dhe vrasja e fëmijëve janë arsyet që ato nuk paraqiten në regjistrimet e popullsisë. Ne konsiderojmë se ekziston sqarimi politik – ka thënë Kennedy. Ekipi i hulumtuesve arriti deri te këto zbulime pas bisedave me njerëzit lokal në provincën Shansi, e njëri prej tyre ka pasur dy vajza dhe një djalë, e ndaj vajzës me të re sillej sikur të ishte joekzistente. Aty ekzistonte parimi se, nëse fëmiu i parë ishte vajzë, atëherë familja kishte të drejtë të të ketë fëmiun e dytë. Pasi që e kanë konfirmuar këtë praktikë edhe bashkëbiseduesit tjerë të tyre, hulumtuesit e kanë krahasuar numrin e fëmijëve të lindur më 1990 me numrin e kinezëve njëzetvjeçarë në vitin 2010. Aty zbuluan “tepricën” prej katër milionë njerëzve, dhe se janë deri një milion femra me tepër se meshkuj. Nëse e përfshijmë periudhën prej 25 vitesh, atëherë është e mundur që gjithsej 25 milionë femra nuk janë në statistikat e të lindurve, ka thënë Kennedy.