[adning id="476476"]

Gjenden 14 pasardhës të gjallë të Da Vinçit

36

Nga një kërkim i studiuesve rezulton të ekzistojnë 14 njerëz që pretendojnë se janë pasardhës të Leonardo da Vinçi-t, krijuesit të Mona Lisa-s dhe jo vetëm. Ata pretendojnë jo pa baza, të jenë pjesë e familjes së gjeniut. Revista Human Evolution ka publikuar një pemë gjenealogjike që kalon nëpër 21 breza dhe katër degëzime.

Studiuesit shkruan se këto rezultate janë pritur me padurim nga një pikëpamje historike pasi ato do të ndihmojnë studiuesit të kërkojnë shkencërisht rrënjët e gjenialitetit të tij, për të gjetur informacion shtesë mbi aftësitë e tij fizike dhe mbi plakjen e tij të parakohshme, siç thuhet se ka ndodhur.

Studiuesit mblodhën të dhëna nga dokumentet historike në arkivat publike dhe private dhe llogaritë e drejtpërdrejta në rrjete sociale nga pasardhësit e Da Vinçit. Ndërkaq nuk jepet informacion më tepër mbi pasardhësit e gjallë në mënyrë që të mbrohet privatësia e tyre.