Një djalë, që në platformën “Reddit” njihet me emrin “Eriegin”, ka treguar se si fati i buzëqeshi papritur. Ai thotë të ketë gjetur një xhevahir italian në dyqanin e gjyshit dhe gjyshes së tij. Lamborghini Countach nga viti 1981 ishte në pronësi të gjyshit të tij, i cili në vitet e ’80-ta bleu makinën për koleksionin e tij, transmeton Koha.net. Sigurimet dhe shpenzimet e tjera ishin shumë për gjyshin, i cili Lamborghinin, së bashku me disa makina të tjera ekzotike, i vendosi në një garazh për më shumë se njëzet vjet. Gjykuar nga fotot, Countach duket i ri, dhe duket se me pak pastrim dhe restaurim minimal mund të vozitet përsëri. Por, shtrohet pyetje: cilat janë veturat tjera? Ende nuk dihet!