Shkup, 14 korrik – Komuna e Karposht ka mbjellë 270 bimë dekoruese në hapësirë publike në Nerez të Poshtëm, tek bankat “ushtarake” , me të cilat është ngritur sipërfaqe e re e rregulluar dhe në këtë pjesë të lagjes.
Siç informojnë nga Komuna, gjithashtu, është vendosur edhe sistem i ri për ujitje, për mbajtje më efikase të gjelbërimit dhe funksionin e tij më të madh në absorbimin e grimcave të dëmshme të cilat ndotin.
Këtë sezon, vetëqeverisja lokale seriozisht punon për rivendosjen e gjelbërimit ndër blloqe dhe instalimin e sistemeve automatike të ujitjes. Në periudhën e kaluar u bë puna për zonat dhe sistemet e reja të gjelbërta në Karposh 2 (përballë teatrit të dramës), në Karposh 3 (pjesa e mesme e “Leptokarisë”) dhe Taftalixhe 2 (në rrugën “Gjeneva”), thuhet kumtesën e Komunës së Karposhit.
Komuna e Karposhit po vazhdon se aktivitetet e përditshme për rikthimin e gjelbërimit të humbur dhe mbrojtje edhe më të madhe të sektorit publik dhe mjedisit jetësor, shtohet në kumtesë.