Shkup, 22 tetor – Persona të mitur kanë gjetur bombë dore në rrugën Ordan Çopella të komunës Cair në Shkup.
Siç informojnë nga MPB, rastin e ka denoncuar H.S. dje në ora 14:05 në Njësinë për informim dhe komandë – Shkup. Në vendin e ngjarjes ka dalur ekip nga Reparti për antiterrorizëm, i cili e ka ngritur bombën e dorës. Po ndërmerren masa për ndiçimin e rastit.