Luksemburg, 10 dhjetor – Gjykata Evropiane e Drejtësisë në Luksemburg u prononcua për mundësinë që Mbretëria e Bashkuar ta anulojë procesin e tërheqjes nga BE-ja nëse vendos në këtë mënyrë.
Vendimi i Gjykatës vjen një ditë para votimit kurcial në Parlamentin britanik për Marrëveshjen për Bregzit.
“Mbretëria e Bashkuar është e lirë në mënyrë unilaterale ta revokojë notifikim për qëllimin për tërheqjen nga BE-ja”, porositi sot Gjykata Evropiane e Drejtësisë.
Gjykata vlerëson se Londra ka të drejtë pa miratim prej 27 vendeve të tjera anëtare ta pezullojë procesin e braktisjes së BE-së dhe të mbetet anëtare e Unionit nën kushte e njëjta si edhe paraprakisht, por vetëm nëse kjo del prej vendimit parlamentar.
Lëndën para GjED e shtruan disa politikanë britanikë prej partive të ndryshme politike.