Uashington, 3 tetor – Të paktën 22 ushtarë amerikanë kanë pësuar lëndime në bazën ushtarake Misisipi, gjatë hedhjes me parashutë, duke bërë stërvitje natën. Lajmin në fjalë e ka publikuar televizioni “Dabllju Di Aj Am”.
Përfaqësuesi i ushtrisë së SHBA-ve, Xhon Penel, deklaroi se shtatë ushtarë janë transferuar në spital nga poligoni Kemp Shellbi, ndërkohë 15 të tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Sipas raporteve të mediave, thuhet se ushtarët kanë marrë lëndime pas kërcimit nga aeroplani, pasi që era e fortë i ka dërguar parashutistët në një pyll me pisha, jashtë zonës së planifikuar për aderim. Ushtarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë. Penal, theksoi se në aeroplan kanë qenë gjithsej 89 parashutistë, të cilët të mërkurën mbrëma kanë marrë pjesë në stërvitjet me parashutë gjatë natës Numri i plotë i ushtarëve që kanë marrë pjesë në këto stërvitje ka qenë 650.
Përndryshe, rreth 3 mijë ushtarë të stacionuar në Alaska, në poligonin Kemp Shelbi, po bëjnë një përgatitje mujore, të emërtuar “Operacioni i ankorimit arktik”.(koha.mk)