Në rajonin e SPB Shkup gjatë uikendit kanë ndodhur gjithsej 15 aksidente trafiku. Në një aksident lëndime të rënda trupore ka marrë një bashkudhëtar, ndërsa lëndime më të lehta katër shoferë dhe një bashkudhëtar, shtuar në nëntë të tjerët lëndime më të lehta kanë marrë 16 persona.
Të premten (10 shkurt) kanë ndodhur gjashtë aksidente trafiku. Në tre prej tyre tre persona kanë marrë lëndime më të lehta, ndërsa në tre të tjera janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Katër aksidente trafiku kanë ndodhur të shtunën, prej të cilëve në tre aksidente lëndime më të lehta kanë marrë katër persona, ndërsa në një është konstatuar dëm material. Gjatë ditës së djeshme është kryer ekspertizë në pesë aksidente trafiku. Në një aksident lëndime të rënda trupore ka marrë një bashkudhëtar, ndërsa lëndime më të lehta katër shoferë dhe një bashkudhëtar. Në tre aksidente lëndime më të lehta kanë marrë nëntë persona, ndërsa në një është shkaktuar dëm material.
Gjatë tre ditëve të kaluara policia ka ndërmarrë masa ndëshkuese për shkak të numrit më të madh të kundërvajtjeve tek 107 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe seç lejohet, 14 shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë shkyçur nga komunikacioni, nëntë shoferë kanë kaluar në të kuqe të semaforit, si dhe tek 48 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar. Janë sanksionuar edhe 14 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë, gjegjësisht kanë kaluar në të kuqe të semaforit për këmbësorë. Janë sanksionuar edhe 76 automjete të parkuara jo në rregull. Me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, janë larguar 92 automjete. Në kuadër të aksionit për edukim qarkullimi “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion”, Sektori për parandalim sot do të realizojë punëtori edukative me nxënësit e klasës së dytë në SHF “Vllado Tasevski” e cila ndodhet në rajonin e komunës Karposh.