Gjatë tre ditëve të kaluara, NP “Higjiena komunale” – Shkup vërejti paraqitje intensive të vënies në flakë të enëve për mbledhjen e mbeturinave.Vetëm më datën 9 të këtij muaji iu vu flaka pesë kontejnerëve në tre lokacione në komunën Karposh – dy në bulevardin Aradhet Partizane dhe një në rr. Moskovska.
Dje gjatë natës digjeshin dy kontejnerë tek hoteli “Karposh” në komunën e Karposhit, si dhe një në rrugën kryesore në komunën Gjorçe Petrov. Pjesa më e madhe e kontejnerëve të djegur janë tërësisht të shkatërruar dhe sot në mëngjes u zëvendësuan me enë plotësisht të rreja.
“Përskaj dëmit financiar që i është shkaktuar Ndërmarrjes, djegia e kontejnerëve shkakton probleme të mëdha gjatë hedhjes dhe mbledhjes së mbeturinave komunale në qytet. Apelojmë deri te Inspektorati i Qytetit të Shkupit dhe shërbimet e inspektoratit pranë komunave të ndërmarrin masa të përforcuara për mbikëqyrje dhe sanksionim të kryerësve të këtyre incidenteve, me qëllim – të ndalojë shaktërrimi i pajisjeve të NP “Higjiena Komunale” – Shkup dhe ekipet tona të mund t’i kryejnë obligimet e punës në kohë”,deklaroi drejtori i NP “Higjiena Komunale” – Shkup, Abdusamed Shabani. (koha.mk)