Gjatë tri ditëve të kaluara në rajonin e Shkupit kanë ndodhur 30 aksidente, informoi SPB Shkup. Policia rrugore të premten ka kryer ekspertizë në 12 fatkeqësi, në pesë prej tyre është shkaktuar dëm material, gjashtë janë me pasojë lëndime trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë 11 persona. Ka ndodhur edhe një aksident në të cilin një drejtues i një mopedi është lënduar rëndë.
Të shtunën policia rrugore ka kryer ekspertizë në tetë aksidente, prej të cilave katër janë me pasojë dëm material, katër me pasojë lëndime trupore në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë nëntë persona. Dje policia rrugore ka kryer ekspertizë në 11 aksidente, prej të cilave tre me pasojë dëm material, pesë me lëndime trupore, në të cilat lëndime të lehta kanë marrë pesë persona. Kanë ndodhur edhe dy aksidente në të cilat një këmbësor dhe një çiklist kanë marrë lëndime të lehta trupore.
Gjatë tri ditëve të kaluara policia rrugore i ka sanksionuar 103 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, 14 vozitës i kanë drejtuar automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit dhe ata janë përjashtuar nga komunikacioni, shtatë shoferë kanë kaluar në semafor të ku, 16 shoferë të cilët gjatë drejtimit të automjeteve motorike nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose e kanë përdorur telefonin celular, 36 shoferë të cilët i kanë drejtuar automjetet e tyre pa patentë shoferi gjegjësisht të paregjistruara dhe 63 automjete të cilat nuk janë parkuar sipas rregullave. Me ndihmën e automjetit special “karrotreci”, siç informoi SPB Shkup, janë larguar 84 automjete.