Bejrutm 25 shtator – Së paku 36 civilë e humbën jetën gjatë një sulmi rus nga ajri në provincën verilindore siriane Idlib, kumtoi Qendra siriane për të drejta të njeriut, me seli në Londër. “Në mesin e viktimave janë edhe dy fëmijë”, kumtuan përfaqësuesit e Observatorit, duke shtuar se sulmi ka ndodhur të shtunën. Ai është sulmi më i përgjakshëm prej se Idlibi u shpall zonë e deeskalimit. Më 15 shtator Rusia, Turqia dhe Irani u dakorduan për formim të një zone të deeskalimit në Idlib dhe rajon nën kontroll të forcave opozitare në Sirinë Veriore.