Sekretari i përgjithshëm i partisë politike Kataeb, Nazar Najarian, u vra në shpërthimin e fuqishëm të së martës. Lajmi është konfirmuar nga BBC.
Najarian ishte në zyrën e tij kur ndodhi shpërthimi. Ai vdiq si pasojë e plagëve të rënda që mori në trup.
Deri tani janë kofirmua rreth 50 viktima dhe 3000 të plagosur. Kjo shifër është konfirmuar nga Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassan.