Gjatë këtij sezonit veror në bregdetin shqiptar vlerësohet se 28 turistë të huaj e kanë humbur jetën, ku disa prej tyre nga Kosova. Sipas emisionit “Stop” të “Klan”-it, disa nga arsyet se pse turistët mbytën në plazhet shqiptare janë se përgjatë gjithë vijës bregdetare, ose mungojnë kullat e vrojtimit, ose edhe kullat edhe personat, që duhet të shpëtojnë jetë. Pothuajse gjatë gjithë vijës bregdetare janë të vendosur kullat e vrojtimit, por nuk ka vrojtues dhe shpëtimtarë. Ligji parashikon krijimin e një ambienti të sigurt për turistët e huaj dhe shqiptarë.