Shkup, 6 dhjetor – Me propozim të Aleksandar Vasilevski – Ninxha, për të dëshmuar është paraqitur edhe i ish drejtori i arrestuar i DSK, Vlladimir Atanasovski, i cili ishte sjellë me pranga nga burgu i Shutkës. Ai u arrestua para dy ditëve pasi tre prej të akuzuarve për sulmin e organizuar në Parlament më 27 prill të vitit të kaluar, në mbrojtje të tyre e kanë akuzuar si një prej organizatorëve të sulmit, së bashku me Aleksandar Vasilevski – Ninxha, shkruan SDK, transmeton Koha.mk
Në pyetjen e gjykatëses, Dobrilla Kacarska se ku ka qenë ai më 27 prill në kohën kur ka ndodhur rasti, ai është përgjigjur se nuk e di ku ka qenë dhe se në sa ora ku ka qenë. “Nuk e di ku kam qenë dhe në sa ora ku kam qenë. Sigurim i im e di më saktësisht”, është përgjigjur Atanasovski.
Drejtoria e DSK është një ndër pozitat më të rëndësishme në shtet, ndërkohë që ish shefi i saj nuk e di se ku ka qenë mbrëmjen e 27 prillit kur Parlamenti, institucioni më i lartë është sulmuar.
Ai tha se rastin për futjen në Parlament e ka pa nga mediat. Në pyetjen e Kacarskës, ai u përgjigj se në sallë njeh Krsto Mukoskin, Mitko Çavkovin, Johan Tarçullovskin, Luben Arnaudovin dhe Igor Durdullovskin