“Në intervenimin e Rusisë në Siri që mbushi tre vite, për vdekje kanë pësuar 6.239 civilë, prej tyre 1.804 fëmijë”, thuhet në raport e SNHR-së
Rrjetet Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) bëri të ditur se në intervenimet ushtarake të Rusisë në Siri që filloi para tre viteve, janë vrarë së paku 6.239 civilë, raporton Anadolu Agency (AA). SHNR shpalli raportin me rastin e tre vjetorit të intervenimit ushtarak të Rusisë në Siri të filluar më 30 shtator të vitit 2015. “Në intervenimin e Rusisë në Siri që mbushi tre vite, për vdekje kanë pësuar 6.239 civilë, prej tyre 1.804 fëmijë”, thuhet në raport. U theksua se një numër i madh i civilëve kanë vdekur gjatë sulmeve të forcave ruse në rajonet nën kontroll të opozitës. “Në Halep kanë vdekur 2.796 civilë, në Idlib 2.019, Deir ez – Zor 709, Homs 248, Rakka 241, Hama 93, al-Hasak 43, Dera 22, Latakia një, ndërsa në Damask dhe periferi 67”, sqarohet në raportin.
Në raport thuhet se gjatë intervenimit ushtarak rus janë kryer së paku 321 masakra, me përkujtimin se masakër konsiderohet sulmi në të cilin humbin jetën së paku pesë persona. Në raportin e rrjetit theksohet se 128 masakra janë kryer në Halep, 90 në Idlib, 58 në Deir ez – Zor, 18 në Rakka, 12 në Homs, shtatë në periferi të Damaskut, tre në Al-Hasak, tre në Hama dhe dy në Dera.
Më tej thuhet se objektivë të sulmeve ruse, sipas të dhënave deri në tetor të vitit 2018, kanë qenë 193 institucione publike, prej tyre 33 qendra mjekësore, 34 shkolla dhe tetë tregje. Të paktën 47 punëtorë mjekësorë dhe anëtarë të Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) dhe 19 përfaqësues të mediave u vranë në sulmet ajrore ruse në Siri.
Avionët luftarakë rusë kryen të paktën 232 sulme me bomba thërrmuese dhe 125 sulme me armë të ndezshme. Në raportin theksohet se sulmet ruse mbi vendbanime kanë sjellë deri te migracioni me përmasa të mëdha. “Sulmet ajrore dhe intervenimet ushtarake të Rusisë, fillimisht në juglindje të Idlibit dhe jug të vendit sollën deri te shpërngulja e rreth 2.7 milionë civilëve”, theksohet në raport. Po ashtu, kërkohet edhe ngritja e hetimit mbi krimet e kryera në Siri.