Berlin, 20 tetor – Pas rënies fillestare në fillim të pandemisë., gjendja financiare e gjermanëve u rrit në shumë rekorde prej rreth 6630 miliardë euro në tremujorin e dytë të vitit. Sipas Bundesbank, mjetet financiare të amvisërive private në formë të parave të gatshme, letrave me vlerë, depozitave bankare dhe sigurimit u rritën për 253 miliardë euro apo katër për qind në krahasim me tremujorin e parë.
Rritja është fakt edhe pas marrjes së borxheve: amvisëritë kanë 236 miliardë euro më shumë se sa në tremujorin e parë apo 4722 miliardë euro.
Shkak kryesor për këtë është rikuperimi i bursave pas rënies në fillim të krizës.
“Humbjet nga rënia aksioneve të shkaktuara nga pandemia dhe paqartësia për pasojat e saj ekonomike, në masë të madhe u kompensuan”, sqaroi Bundesbank.
Gjermanët edhe më tej mbështeten në para të gatshme dhe depozite, të cilat edhe pse nuk janë fitimprurëse për shkak të normave të ulëta të interesit, janë lehtë të kapshme. Vëllimi i tyre në fund të tremujorit të dytë ishte rreth 2694 miliardë euro, që është për rreth 72 miliardë euro më shumë se në tremujorin e parë. Paratë në llogaritë rrjedhëse dhe në para të gatshme paraqesin 1882 miliardë euro. Furnizimet me aksione dhe pjesëmarrje të tjera gjithashtu janë faktor i rëndësishëm – dhe ato paraqesin 16 miliardë euro.