Kabul, 1 dhjetor – Disa të punësuar në ambasadën ruse në Kabul kanë marrë plagë të vogla gjatë një shpërthimi në afërsi të një automobili të misionit të tyre diplomatik, njoftuan mediat ruse.
“Shpërthimi është shkaktuar me aktivizimin e një mjeti të improvizuar shpërthyes”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova.
Incidenti ka ndodhur në afërsi të kompleksit të ambasadave në kryeqytetin e Afganistanit, njoftojnë mediat ruse.
Sipas vlerësimeve fillestare cak i sulmeve terroriste është e mundur të ketë qenë një pikap i forcave afgane të sigurisë, që ka qarkulluar para automjetit diplomatik. Megjithatë, nuk përjashtohet edhe mundësia që diplomatë rus të kenë qenë cak i sulmeve terroriste, theksojnë mediat ruse.