Shkup, 8 korrik – Në periudhën prej 10 marsit deri më 30 qershor regjistruam 197 raste të shkeljeve të të drejtave të marrëdhënies së punës, të cilat kishin të bënin për 2.723 punëtorë. Më shumë se 60 për qind e denoncimeve kishin të bënin për punëtorët me çka kriza padyshim që mori edhe dimension gjinor. Më kritiket ishin gjashtë javët e para pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, kur ishin denoncuar 145 nga numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara. Punëdhënësit menjëherë filluan me lëshime masive të punëtorëve, gjegjësisht të hiqnin dorë nga kontratat e tyre të punës, bënë të ditur nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.
Nga Komiteti theksuan se menjëherë pas sjelljes së masës së parë të parandalimit nga virusi korona e cila direkt kishte të bënte me punëtorët, ishin dëshmitarë të shkeljeve të shpeshta dhe të ashpra të të drejtave të tyre, duke theksuar se për kohëzgjatjen e gjendjes së krizës pandërprerë kishin vazhduar që t’iu sigurojnë ndihmë juridike falas për të gjithë punëtorët.
Nga Komiteti potencuan se punëdhënësit kanë gjetur mënyrën që t’i rrumbullakojnë presionet nga opinioni për lëshimet masive në mars, dhe për këtë në periudhën e ardhshme kishin filluar që tua ulin ose fare të mos ua paguajnë pagat punëtorëve, direkt duke goditur ekzistencën e tyre.
“Këtë periudhë, denoncimet më të shpeshta kishin të bënin pikërisht me këto shkelje – madje 810 punëtorëve iu ishin ulur ose aspak nuk iu ishin paguar pagat”, theksuan nga Komiteti i Helsinkit.
Nga Shoqata informuan se në 23 raste kanë regjistruar mosrespektim të masave qeveritare nga ana e punëdhënësve edhe atë në lidhje me mos)organizimin e procesit të punës në atë mënyrë që të sigurohet distanca e nevojshme, dezinfektimi i vazhdueshëm i vendeve të punës dhe pajisje mbrojtëse për 1022 punëtorë.
Njëherësh, për të dhënat është përgatitur ikonograf në kuadër të projektit “Rritje e produktivitetit përmes përmirësimit të kornizës ligjore për marrëdhëniet e punës në Maqedoninë e Veriut”, i financuar nga Fondi për sundim të mirë të Britanisë.
“Mendimet dhe qëndrimet e përmendura në këtë përmbajtje nuk i pasqarojnë gjithmonë mendimet dhe qëndrimet e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar”, theksuan nga Komiteti.