Uashington, 30 tetor – Para katër vjetëve në SHBA është zgjedhur miliarderi i parë për president. Tani pothuajse 200 njerëzit më të pasur të vendit, të cilët përbëjnë vetëm 0.00006 për qind të popullsisë, kanë rritur pasurinë e tyre për një miliardë dollarë, njofton Blumberg.
Forcat që përqendruan aq shumë pasuri në duart e kaq pak njerëzve vepruan para fitores së papritur të Trampit dhe pavarësisht zhvillimeve javën e ardhshme, do të vazhdojnë të punojnë, veçanërisht ndryshimet teknologjike, për të formuar të ardhmen dhe ekonominë e vendit.
Megjithatë, presidenca e Trampit i ka përshpejtuar këto ndryshime dhe i ka bërë pasanikët amerikanë akoma më të pasur.
Pasuria e amerikanëve të përfshirë në Indeksin e miliarderëve sipas Blumberg u rrit nga më pak se 1.8 trilionë dollarë me vlerë neto natën e zgjedhjeve në vitin 2016 në më shumë se 2.8 trilionë dollarë javën e kaluar.
Anëtarët e indeksit, i cili i rendit 500 njerëzit më të pasur në planet çdo ditë, mund të ndryshojnë, por numri i përgjithshëm i amerikanëve në të mbetet i qëndrueshëm – nga 168 katër vjet më parë në 166 tani.
Shumica e pasurisë së akumuluar gjatë administratës së Trampit shkoi tek më të pasurit nga më të pasurit, një grup që përfshin disa njerëz të cilët presidenti nuk i pëlqen aspak, thekson Blumberg.
Themeluesi i “Amazon”, Xhef Bezos, të cilin Tramp e quan UXhef Bozof, ka fituar 121 miliardë dollarë në katër vitet e fundit, pavarësisht divorcit të tij të shtrenjtë. Ndërkohë, të pasurit pas kompanive të energjisë, pasurive të patundshme dhe koncerneve industriale – sektorë të cilat Tramp i favorizon – kanë humbur pozicionet e tyre kolektive në indeks që nga zgjedhjet e vitit 2016, kryesisht për shkak të efekteve të pandemisë.
Fitimet e mëdha të miliarderëve vijnë kryesisht nga bursa, e cila shënon rritje të qëndrueshme në kohën e Trampit. Nga nata e zgjedhjeve në vitin 2016 deri dje, Indeksi Standard end Purs 500 “solli” 67 për qind, përfshirë edhe dividendën, ndërsa Nasdaku i teknologjisë së lartë solli 125 për qind.