Një person është lënduar rëndë në një prej gjithsej 16 aksidenteve të regjistruara gjatë fundjavës së kaluar në rajonin e SPB Shkup. Në katër aksidente lëndime më të lehta kanë marrë tetë persona, ndërsa në 10 është shkaktuar dëm material. Nga MPB informojnë se gjatë kësaj fundjave policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh kundërvajtjesh. Njëqind e dy shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, 12 shoferë kanë kaluar në udhëkryq në semafor të kuq, dy shoferë nuk kanë dhënë përparësi kalimi, 10 shoferë për rreshtim jo të drejtë dhe katër shoferë për tejkalim jo të drejtë.
Nga komunikacioni janë përjashtuar shtatë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe 25 shoferë para se ta fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit motorik si dhe 11 automjete me afat të skaduar të patentë shoferit dhe tre automjete me probleme teknike. Është sanksionuar edhe një këmbësor i cili e ka kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë. Janë hasur edhe 153 automjete të cilat nuk janë parkuar sipas rregullave. Me ndihmën e automjetit special karrotreci, janë larguar 149 automjete.