Gjatë kësaj jave në Berlin do të arrijnë 1.500 ushtarë amerikanë të cilët pastaj do të vazhdojnë në Poloni në poligonin për trajnime ushtarake me ushtrinë e atij shteti.
Të martën në bazën “Fort Blis” në Teksas në Gjermani kanë arrit 350 ushtarë, ndërsa komanda e ushtrisë amerikane për Evropën, njoftoi se arritja e ushtarëve amerikan nuk është përgjigje e ndonjë situatë reale, por trajnim për mbështetje të NATO-s gjatë aksioneve për reagim të shpejtë.
Konceptin të cilin e ka zhvilluar ish ministri amerikan i Mbrojtjes Xhim Matis nënkupton aksion ushtarak për reagim të shpejtë me qëllim kundërshtarëve t’u tregohet përgatitja ushtarake, por edhe parashikimi strategjik i aleancës dhe partnerëve të NATO-s.
Për nevojat e trajnimit në rrethinën e Dravsko- Promorsko e cila do të zgjat disa javë, nga Holanda do të sillen 700 pajisje e rëndë ushtarake dhe pjesë tjera. (koha.mk)