Gjatë fundjavës mot me vranësira dhe shi

Gjatë fundjavës moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët perëndimore dhe veriperëndimore do të ketë reshje të shiut, të cilat në male në orët e pasdites do të kalojnë në borë. Nesër paradite nëpër fushëgropa do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës, ndërsa të dielën do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, në male dhe në disa vende të larta në pjesët veriperëndimore me borë të kohëpaskohshme.

Temperatura më e ulët do të lëvizë prej minus një deri katër gradë, ndërsa më e larta prej gjashtë deri 12 gradë. Intensiteti i reshjeve do të jetë i dobët deri mesatar, lokalisht pritet të reshin rreth 10 litra në m2, ndërsa të hënën paradite do të ndalen. Të dielën dhe të hënën do të ketë ulje të vogël të temperaturës ditore e cila do të jetë në interval prej pesë deri 12 gradë Celsius.