Gjatë fundjavës mot i ngrohtë dhe destabilitet i mundshëm

Shkup, 24 majMot të ngrohtë me reshje të rrëmbyeshme lokale  na pret gjatë fundjavës së zgjatur.

Meteorologët për sot, në orët e pasdites paralajmërojnë mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar si dhe temperaturë deri 26 gradë.

Gjatë ditës moti do të jetë me diell, me vranësira mesatare dhe me erë të dobët, perëndimore, ndërsa në pjesët lindore e matur nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite moti do të jetë jostabil me reshje lokale të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar, posaçërisht në pjesët perëndimore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej gjashtë deri 14 gradë, ndërsa e ditës prej 14 deri 26 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare dhe me erë të dobët veriperëndimore. Pasdite moti do të jetë jostabil dhe me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 11, ndërsa e ditës deri 23 gradë.

Nesër do të ketë stabilizim kalimtar të motit, ndërsa të dielën pasdite sërish do të ketë reshje lokale të shiut dhe bubullima të rralla.

Procese më intensive priten të hënën dhe të martën, kur reshjet do të jetë më të rrëmbyeshme, vende-vende të rrëmbyeshme të shoqëruara me bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për dukuri të breshërit.

Temperatura do të ngritet deri 28 gradë. Më ngrohtë do të jetë të mërkurën me temperaturë deri 30 gradë Celsius.