Shkup, 3 mars – Prej gjithsej 188 shoferëve të kontrolluar, në 39 është konfirmuar prezencë e alkoolit gjatë kontrollit që e ka realizuar Sektori për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup më 2 dhe 3 mars të vitit 2019 në periudhën nga ora 23:00 deri në orën 5:00 për zbulimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetit nën ndikimin e alkoolit.
Nga MPB-ja informojnë se janë zbuluar edhe 53 lloje tjera të kundërvajtjeve për të cilat janë dhënë 20 urdhërpagesa të detyrueshme dhe 33 urdhërpagesa kundërvajtës.
Siç informojnë, janë ndërmarrë masa edhe për automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt nga rrugët: “Njudelhi”, “Orce Nikollov”, “Jordan Mijallkov”, “German”, “Kej 13 Nëntori” dhe “Aradhët Partizane” dhe me automjetin e posaçëm karrotrec janë larguar 20 automjetet motorike për udhëtim. (koha.mk)