Shkup, 3 janar – Një person ka ndërruar jetë në gjithsej 29 aksidentet gjatë festave. Katër persona kanë marrë lëndime të rënda trupore në katër aksidente, prej të cilëve një është aksident hekurudhor, në dhjetë aksidente lëndime më të lehta kanë marrë 18 persona, ndërsa në 14 ishin shkaktuar dëme materiale.
Nga SPB Shkup informojnë se gjatë festave policia e trafikut ka sanksionuar 61 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa që është e lejuar, 15 shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, 12 shoferë nuk kanë dhënë përparësi për kalim të këmbësorëve në vendin e shënuar për kalim të këmbësorëve, 12 shoferë nuk kanë poseduar pajisje të dimrit, katër shoferë për mos posedim të rripit të sigurisë dhe 12 shoferë për përdorim të celularit gjatë vozitjes së veturës.
Nga komunikacioni ishin larguar gjithsej 26 shoferë, prej të cilëve shtatë shoferë kanë vozitur veturën nën ndikimin e alkoolit, 16 shoferë para se të marrin patentën e shoferit dhe tre shoferë fillestarë, si dhe 19 automjete të paregjistruara.
Janë hasur 44 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme, ndërsa me ndihmën e automjetet special karotrecit, janë larguar 16 shoferë.