Gjatë ditëve në vijim reshje të shiut, më intensive të martën

Nën ndikimin e valës së lagësht ajrore, në Maqedoni do të mbajë mot i ndr5yshueshëm me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të shiut, vene-vende të shoqëruara me bubullima. Për sot priten reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe erë e përforcuar veriore. Vende-vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima, ndërsa procese më intensive me reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët jugore të vendit. Nga fundi i ditës moti do të stabilizohet.

Nesër reshjet do të jenë lokale dhe më të dobëta, por më shumë reshje do të ketë të martën deri të enjten. Reshje më intensive lokalisht në formë të motit të lig priten të martën. Prej të mërkurës do të jetë më freskët, ndërsa prej të enjtes do të fryjë edhe erë e përforcuar veriore.