Gjatë bastisjeve janë marrë kompjuterë, dokumente, celularë, armë…

Shkup, 16 korrik – Kompjuterë personal, dokumente, telefona celular, USB dhe kartela memorial, armë dhe municion si dhe sasi më e madhe e veshjes së brenduar, stoli, orë dhe vepra artistike janë marrë gjatë bastisjes së ekipit të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit dhe korrupsionit dhe MPB-së me qëllim të sigurimit të provave materiale lidhur me të dyshuarit në rastin “Marrje të shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”, njofton Koha.mk

Nga PTHP informojnë se bastisjet janë realizuar gjatë ditës së djeshme deri në orët e hershme të mëngjesit.

Janë kryer kontrolle në shtëpitë e prindërve të të dyshuarve të parë në banesën ku kanë banuar si dhe në hapësirën që ka shfrytëzuar tek një person juridik, ndërsa është kryer bastisje edhe në shtëpinë e të dyshuarit të dytë si dhe në veturat të cilat i kanë poseduar.

“Gjatë bastisjes janë mbledhur dëshmi materiale që duhet të jepen në ekspertizë. Mes gjësendeve të konfiskuara përveç dy kompjuterëve personal dhe një laptop që e ka përdorë i akuzuari i parë dhe asistentja e tij është konfiskuar edhe një sasi e madhe e veshjes së brenduar, stoli, orë dhe vepra artistike. Nga i dyshuari i dytë janë marrë më shumë laptopë, dokumente, telefona celular, USB dhe kartela memorial si dhe sasi e më e madhe e armëve dhe municionit për të cilën duhet të vërteohet nëse i dyshuari i dytë i ka poseduar me leje, thuhet në kumtesën e PTHP-së.

Prokuroria poashtu thekson se në këtë moment Prokurori kompetent nuk ka kryer biseda me persona tjerë për të cilët dolën spekulime në opinion se janë ftuar në bisedë informative në drejtim të zbardhjes së rastit. Në interes të procedurës hetimore dhe parandalimit të spekulimeve në opinion, Prokuroria aq sa lejon hetimi në vazhdimësi do të informojë mbi aktivitetet e ndërmarra.(koha.mk)