Shkup, 7 prill – Gjatë 24 orëve të kaluara sipas statistikës së MPB-së për periudhën 6 dhe 7 prill, sa i përket ndalesës për lëvizje është evidentuar se 41 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, me çka janë arrestuar 22 persona, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhënat dhe do të vijojnë masa adekuate, bënë të ditur nga MPB-ja.
Gjithashtu, sipas të dhënave statistikore, 186 personave iu janë dhënë vendime për izolim, përderisa 350 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.
Njëkohësisht, nëpunësit e policisë kanë kryer kontrolle te persona në izolim dhe vetizolim, me çka është evidentuar një person i cili nuk e ka respektuar masën e izolimit. (koha.mk)