Shkup, 26 dhjetor – Dy këmbësorë kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa katër persona të tjerë kanë kaluar me lëndime të lehta në gjashtë nga gjithsej 13 fatkeqësi komunikacioni që ndodhën gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në shtatë fatkeqësi është shkaktuar dëm material.
Sipas të dhënave nga SPB Shkup policia përjashtoi nga trafiku një vozitës i cili ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe një automjet të paregjistruar.
Me automjetin e posaçëm janë mënjanuar 76 automjete. Janë dënuar edhe tetë këmbësorë të cilët kaluan rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë dhe një vozitës i cili kaloi rrugën në dritë të kuqe të semaforit. (koha.mk)