Një këmbësor dhe një shofer kanë marrë lëndime të lehta në dy në gjithsej 11 aksidente të regjistruara në ditën e djeshme. Në pesë aksidente janë lënduar më lehtë nëntë persona, ndërsa në katër është shkaktuar dëm material.
Nga MPB informojnë se dje policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. dyzet e tre shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, pesë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, gjashtë shoferë për renditje në mënyrë të parregullt, si dhe tre shoferë të cilët nuk kanë mbajtur kaskë në motoçikletë. Janë sanksionuar edhe shtatë këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimeve për këmbësorë dhe gjashtë këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën në dritë të kuqe.
Nga trafiku janë përjashtuar dy shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, tetë shoferë sepse kanë drejtuar automjetin para se ta marrin të patentën, si dhe 12 automjete të paregjistruara. Janë hasur 59 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 61 automjete.