Shkup, 2 janar-Shërbimet përkatëse pranë “Higjienës Komunale” në Shkup, gjatë vitit 2018 nëpër rrugët e kryeqytetit kanë arritur të kapin rreth 1200 qen endacak. Sic njoftojnë nga kjo ndërmarrje publike, ekipet e shinterave (shërbimeve komunale) pas kapjes së qenve endacak të njëjtit i kanë transportuar në strehimoren “Vardarishte”, ku u është dhënë trajtimi i duhur mjekësor (pastrimi, vaksinim dhe sterilizim).
“Krahas kapjes dhe trajmit të qenve të pastrehë, gjatë vitit 2018 u organizuar një sërë aksionesh për strehimin shtëpiak të qenve. Kështu që vitin e kaluar 147 qen endacak u strehuan nga qytetarët”, thonë nga NP “Higjiena Komunale”. (koha.mk)