Sekretar Ligjor i PD-së, Çlirim Gjata deklaroi nga studio e emisionit “Opinion” në Tv Klan se kryetarët e bashkive kanë të drejtën e tyre të respektojnë dekretin e Presidentit Ilir Meta dhe nuk duhet të largohen nga zyra.
“Unë kam dekretin që nuk ka datë zgjedhjesh. Se i është tekur dikujt qoftë institucion apo qytetar, parti apo shoqëri civile, të shkojë në një ambient të hedhë ca letra në një kuti dhe të thotë bërë votime. Ka rregulla,ligje, akte, institucione, hierarki. Se mund të na teket dhe ne të bëjmë zgjedhje. E ka pasur PD shumicën në KQZ dhe i teket për të bërë zgjedhje pa dekretin e Presidentit, megjithatë po marr anë formale. Këta kryetarë kanë debatin pas, janë të mbrojtur. Dhe ata që po i liron Gjykata që janë përplasur me policinë, , kanë dekretin, ligjin nga mbrapa, atë qytetarët që kanë luftuar. Ti thuaj çfarë të duash, ai dekret nesër mund të bëhet copa -copa, s’ka faj ky. Ai thotë kam dekretin jam i mbrojtur.
Sa i takon kryetarëve të bashkive që janë zgjedhur në 2015 me votime, tamam, jo si tani kot, në mënyrë kushtetuese dhe ligjore, janë përtej PD dhe vullnetin të tyre, se nuk i përkasin vetëm vetes. Problemi është ata së pari e zgjedhin vetë dhe qëndrimi jonë është se këto votime janë nul, i bëri dhe OSBE nul Por ka dhe një forcë madhorë janë zgjedhësit e tyre, populli që nuk i lënë të dalin nga zyra sepse kanë marrë votat në mënyrë ligjore, ata që do vinë nuk kanë dekret Presidentit”.
Qëndrimi që hajde ti njohim këto votime, që janë votime po të duash ti vendosim një emër, nuk kanë ligje me votimet dhe zgjedhjet dhe kur të bëhet Gjykata Kushtetuese ta shikojë punë e dekretit, kjo është antikushtetuese. Asnjë nga kryetarët nuk duhet të ikë nga detyra. Ka dhe një ligj për pushtetin vendor qe e përcakton që largohesh nga detyra kur vjen tjetri, kur je zgjedhur. Ka një ligj që vetëm i zgjedhur në mënyrë të zgjedhur dhe kjo vlen kur të behën zgjedhjet dhe KQZ mund të bëjë shumë gjera dhe janë për burg se kanë bërë shpërdorim detyre.