Kinshasa, 15 shkurt – Të paktën 60 persona humbën jetën, ndërsa qindra të tjerë konsiderohen si të zhdukur pasi një anije e madhe u fundos në liqenin Mai – Ndombe në Republikën Demokratike të Kongos, njoftoi sot një përfaqësues i Qeverisë.
Anija e mbingarkuar kishte lundruar mbrëmë dhe kishte transportuar më shumë se 700 udhëtarë, deklaroi për agjencinë gjermane DPA ministri i aktiviteteve humanitare Stiv Mbikai.
“Tashmë janë gjetur 60 trupa dhe 300 të mbijetuar”, tha Mbikai.
Anija e lëshoi kryeqytetin Kinshasa gjatë ditës së djeshme dhe u përmbyt në afërsi të fshatit Longola Ekoti, tha ministri.
Aksidente me anije për shkak të mbingarkimit ndodhin shpesh përgjatë Afrikës, ku shumë persona përdorin anije si mënyrë e transportit të përditshëm.