Shkup, 23 korrik – Gjashtëdhjetë e nëntë shoferë gjatë 24 orëve të fundit kanë drejtuar automjetet me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa 19 persona kanë drejtuar automjetet motorike para se të fitojnë këtë të drejtë, tregojnë të dhënat e SPB Shkup, njofton Koha.mk
Policia e komunikacionit ka përjashtuar nga komunikacioni edhe dy shoferë të cilët kanë drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit dhe një automjet me probleme teknike.
Sipas buletinit ditor të SPB Shkup gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur gjithsej 21 aksidente trafiku, ndërsa janë lënduar gjithsej nëntë persona. Prej tyre, nëntë janë lënduar më rëndë dhe tetë më lehtë, Në 12 aksidente trafiku është shkaktuar dëm material.
Janë dhënë 69 dënime për parkim jo të drejtë, ndërsa me automjetin e posaçëm” karrotrec” janë larguar 48 automjete.
Për mos mbajtje të helmetës mbrojtëse janë sanksionuar 22 shoferë të motorëve, mopedëve dhe motoçikletave, për mosmbajtjen e rripit të sigurisë 19 shofer të automjeteve motorike dhe për shfrytëzim të telefonave celular 14 shoferë. (koha.mk)