Gjashtë vjet e gjysmë burg për kosovarin që vrau gruan me lugë këpucësh në Zvicër

53

Gjykata e Qarkut e St. Gallenit ka dënuar autorin e vrasjes së të shoqes me burg prej gjashtë vjet e gjysmë. Ai është dënuar për vrasje pa dashje.

Sipas vendimit të së martës, i dënuari, i cili vjen nga Kosova dhe ka jetuar në Zvicër për 46 vjet, do të dëbohet nga vendi për shtatë vjet, shkruan sda.ch. Vendimi nuk është ende i plotfuqishëm ndërsa i dënuari tashmë është në burg.

Personi tani 67 vjeçar kishte ardhur në Zvicër në vitin 1974 dhe kishte punuar si punëtor ndërtimi. Ai më vonë kishte transferuar edhe familjen e tij dhe ka qenë në pension prej disa vitesh. Marrëdhëniet familjare ishin të patrazuara për një kohë të gjatë. Dhuna në familje nuk ishte çështje, ka thënë prokurori në seancë.

Prokurori publik ka folur për një veprim të zhvilluar qartazi nën afekt, të shkaktuar nga provokimet dhe fyerjet e vazhdueshme nga gruaja. Më tutje, sipas tij, ai kishte një “emocion të dhunshëm që ishte i arsyeshëm për rrethana”, diçka që është tipike për vrasje. Ndërsa akti ishte jashtëzakonisht brutal.

Prandaj, prokurori ka kërkuar dënim me shtatë vjet burg. Kodi penal parashikon një deri në dhjetë vjet për krimin e vrasjes pa dashje, përcjell albinfo.ch. Avokati i mbrojtjes u lut për një dënim shumë më të butë: dënimi me kusht me dy vjet burg sipas tij do të ishte i përshtatshëm. Po ashtu ai ka kërkuar që nga dënimi të hiqet dëbimi nga vendi.

Burri ishte terrorizuar psikologjikisht nga gruaja e tij. Situata në të cilën ai kishte hyrë, ishte provokuar nga viktima. Ai nuk kishte qenë kurrë i dhunshëm më parë, transmeton albinfo.ch. Pas aktit, ai menjëherë kishte thirrur policinë, duke mos mohuar asgjë.

Me vendimin e saj, gjykata kryesisht ka ndjekur argumentet e prokurorisë. Akti ishte “shumë brutal”, edhe nëse ka ndodhur në një ndikim të afektit, të kuptueshëm dhe të arsyeshëm për raste të tilla, ka thënë kryetari i gjykatës.

Ai po ashtu ka thënë se masa e dëbimit të tij është plotësisht e arsyeshme. Edhe pas 46 vjetësh qëndrimi në Zvicër, personi i dënuar nuk është plotësisht i integruar dhe e flet dobët gjermanishten, përcjell albinfo.ch. Seanca e gjykatës janë përkthye në shqip nga një përkthyes.

Comments are closed.