Aden, 19 shkurt – Në Jemen sot humbën jetën gjashtë ushtarë, pasi konvoji në të cilin gjendej ministri jemenas i Mbrojtjes, Muhamed Ali Makdashia ra në minë, por ai nuk është lënduar.
Ministri i Mbrojtjes i Qeverisë jemenase të pranuar ndërkombëtarisht i vizitoi pozicionet jemenase në rajonin Sirvah, në perëndim të qytetit Mariba i cili është nën kontroll të Qeverisë, dhe në lindje të kryeqytetit Sana, të cilin e kontrollojnë Huthët.
Gjashtë ushtarë humbën jetën, ndërsa disa të tjerë janë lënduar pasi konvoji ra në shpërthimin, i cili ishte vendosur në rrugë, deklaruan përfaqësuesit qeveritarë.
Në Jemen po zgjat lufta qytetare pasi Huthët, të cilët mbështeten nga Irani, e rrëzuan qeverinë e presidentit Abd Rabu Mansur Hadi nga Sana kah fundi i vitit 2014. Koalicioni ushtarak i kryesuar nga Arabia Saudite intervenoi në vitin 2015, me qëllim që ta kthejë Hadin në pushtet.(koha.mk)