Rabat, 16 tetor – Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa 80 janë lënduar kur një tren ka dalë nga binarët në Marokun veriperëndimor.
Zëvendësprefekti i Sales, Abdelatif Sudu ka deklaruar se ekipet e shpëtimit i kërkojnë udhëtarët për të cilët besohet se janë ngujuar në vagonët.
Aksidenti ka ndodhur në vendin Sidi Buknadel në afërsi të Rabatit.
Tani për tani nuk dihet shkaku për aksidentin.