Londër, 26 qershor – Policia skoceze bëri të ditur se është vrarë një sulmues i cili kishte shkaktuar incident në Gllazgov në të cilin janë plagosur gjashtë persona, në mesin e të cilëve edhe një polic.
“Polici, i cili ishte ther me thikë në një incident në hotelin Park In, ku jetojnë kryesisht refugjatë, është në gjendje stabile”, thuhet në kumtesën e policisë.
Policia iu bëri thirrje qytetarëve që ta shmangin këtë rajon, megjithatë, bëjnë të ditur se bëhet fjalë për incident të veçantë dhe nuk ka rrezik për përfshirje më të gjerë.
Siç bëjnë të ditur agjencitë e huaja, nuk ka gjurmë për më shumë të dyshuar, ndërsa të gjithë të plagosurit janë në spital. Incidenti nuk është karakterizuar si terrorizëm.
Kryeministri britanik Boris Xhonson tha se është “thellë i mërzitur nga incidenti i tmerrshëm në Gllazgov” dhe se mendimet e tij janë me “viktimat dhe familjet e tyre”.