Shkup, 29 janar – Gjashtë raste të reja me fruth janë regjistruar në Shkup dhe në rrethinë, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Midis të infektuarve është edhe një bebe e moshës prej një viti e gjysmë nga Çairi, e cila është në mjekim shtëpiak.
Nga gjashtë të infektuarit, tre fëmijë janë në mjekim spitalor, prej të cilëve një është fëmijë i moshës dyvjeçare nga Gjorçe Petrov, i cili nuk shkon në kopsht për fëmijë, ndërsa i treti një fëmijë i moshës 3 vjeç e gjysmë, i cili gjithashtu nuk shkon në kopsht.
Nga fillimi i epidemisë e deri tani, janë regjistruar 117 raste me fruth.
Momentalisht në Klinikën e Sëmundjeve Infektive janë hospitalizuar 27 persona me këtë sëmundje. Nga fillimi i epidemisë e deri më sot, janë vaksinuar 4.815 persona. Në gjendje stabile shëndetësore janë pacientja 35-vjeçare dhe foshnja e saj, të cilët u hospitalizuan dje. Momentalisht ende nuk ka kushte për shpalljen e epidemisë në qytete të tjera, theksojnë nga Ministria.