Kabul, 6 nëntor – Gjashtë oficerë policie janë vrarë pasi që automjeti i tyre shkeli në një bombë të vendosur në rrugë, në provincën perëndimore të Afganistanit Baxhlis, kumtuan sot përfaqësues zyrtar të pushtetit, duke shtuar se në shpërthime të tjera janë lënduar edhe disa civilë në pjesë të tjera të këtij rajoni konfliktuoz, lajmëroi gazeta KOHA.
Agjencia lajmëron se katër persona janë lënduar sot në mëngjes në një incident në distriktin Mukar, në provincën e njejtë, duke i cituar anëtarët e këshillit provincial Bahaudin Kadesi dhe Mohamed Nasir Nazari.
Oficerët udhëtonin drejt kryeqytetit të provincës Kala-e Nav, për ta marrë rrogën mujore, deklaruan përfaqësues të pushtetit lokal.
Në kryeqytetin e provincës lindore Nangahar tre civilë janë lënduar kur ndaj tyre ishte hedhur bombë, dekalroi zëdhënësi i guvernatorit provincial, Ataullah Kogani.
Tre civilë të tjerë janë lënduar kur automobili i tyre ishte ngritur në ajër nga një bombë e vendosur në një rrugë në distriktin Mogamed Agha, në provincën qendrore Logar, kumtuan mediumet provinciale.
Në provincën veriore Baxhlan, ndërkaq, është gjetur trupi i profesorit të njohur universitar, pensionist, Aziz Ahmad Panjshiri, deklaroi zëdhënësi i policisë Ahmad Xhaved Basharat.
Sipas këshilltarëve të provincës, trupi ishte gjetur në distriktin që është nën kontroll të talebanëve, por ata demantojnë se janë involvuar në vrasjet. (koha.mk)