Gjashtë persona janë lënduar në pesë nga gjithsejt shtatë fatkeqësi komuniakcioni që ndodhën gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB SHkup. Në dy prej tyre është shkaktuar dëm material. Nga ana e policisë rrugore janë sanksionuar 13 vozitës të cilët kanë lëvizur më shpejtë nga e lejuara, pesë vozitës kanë vozitur nën ndikim të alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, dy vozitës nuk u kanë dhënë përparësi kalimtarëve në zona të udhëkryqeve, 12 vozitës kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, ndërsa 12 vozitës kanë vozitur me patent shoferi të skaduar apo pa të. Janë hasur edhe 40 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt. Me automjetin special janë mënjanuar 43 automjete.