Shkup, 17 shtator – Gjashtë persona janë lënduar, mes të cilëve një vajzë dyvjeçare, në një fatkeqësi komunikacioni që ndodhi dje pasdite rreth orës 16:00 në rreth rrotullimin e qytetit të Shkupit, në afërsi të udhëkryqit Stajkovc.
Në fatkeqësinë kanë marrë pjesë automjeti i udhëtarëve “Hjundai” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.T. (70) nga Shkupi dhe automjeti i udhëtarëve “Suzuki” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.T. (43) nga Shkupi.
Lëndime të rënda trupore ka pësuar D.T. i cili është dërguar në SPQ “8 SHtatori”, ndërsa lëndime më të lehta kanë pësuar bashkëudhëtarët tij Lj.M. (67) dhe S.S.(73), nga Shkupi, të cilëve u është ofruar ndihma mjekësore në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë”. Lëndime trupore kanë pësuar edhe vozitësi i automjetit “Suzuki”, bashkëudhëtari K.T.(38) dhe vajza dyvjeçare nga Shkupi. Ata janë dërguar në SPQ “Shën Naumi i Ohrit”, ku u është ofruar ndihma mjekësore. është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.
Në nxjerrjen e të lënduarve nga automjetet mori pjesë ekipi i Brigadës zjarrfikëse e qytetit të Shkupit me një automjet dhe katër zjarrfikës. Tërheqja ka zgjatur prej orës 16:00 deri në orën 16:50.