Tetovë, 21 shtator – Gjithsej gjashtë persona u lënduan, prej tyre një vajzë më rëndë, në aksidentin e komunikacionit midis tre automjeteve që ndodhi dje rreth orës 19:00 në rrugën “Ilindenska” në Tetovë. Në aksident u përfshinë “opel korsa” të drejtuar nga B.S (21) nga Novo Sella, pastaj “volksvagen golf” i drejtuar nga N.N (59) nga Pallatica dhe një “BMV” e drejtuar nga M.D (38) nga Tetova, të gjitha me targa të regjistrimit nga Tetova.
“Një vajzë 16-vjeçare, udhëtare në ‘opel korsa’, u lëndua rëndë në aksident. Ajo u transferua në Spitalin Klinik të Tetovës ku iu dha ndihma e parë, pas së cilës për shkak të plagëve të rënda u dërgua në kompleksin e klinikës ‘Nënë Tereza’ në Shkup. Shoferët e ‘opel korsa’ dhe ‘BMV’ u lënduan, si dhe gjithsej tre udhëtarë të tjerë të atyre dy automjeteve”, informoi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.
Pas autorizimit të Prokurorit publik është krye inspektim në vend për të përcaktuar arsyet dhe rrethanat për shkak të të cilave ndodhi aksidenti i komunikacionit.