Tetovë, 2 prill – Në periudhën prej 1 dhe 2 prill, prej ora 07.00 deri 07.00, në rajonin e Sektorit për punë të brendshme në Tetovë, gjithsej 6 persona e kanë shkelur vendimin për lëvizje të kufizuar, respektivisht në Tetovë 4 dhe Gostivar 2, të cilët janë privuar nga liria dhe mbajtur deri në zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rasteve, me ç’rast janë përgatitur parashtresa adekuate sipas nenit 206 nga Kodi Penal. Gjatë kësaj periudhe numri i përgjithshëm i personave që janë në karantinë shtetërore ka arritur në 380 (Tetovë 210 dhe Gostivar 180), kurse numri i personave të cilët kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim ka rënë në 146 (Tetovë 55 dhe Gostivar 91), kurse janë realizuar edhe 100 kontrolle dhe mbikëqyrje ndaj personave me vendim për izolim, nga Inspektorati shtetërorë sanitar. (koha.mk)